Roli i politikave fiskale në PIIGS dhe mësimet për Shqipërinë
Sipas ekspertëve, disa nga arsyet kryesore që kanë ndikuar në krijimin e kushteve mbi te cilat është krijuar kriza e sotme në vendet e ashtuquajtura PIIGS (Portugali, Irlandë, Itali, Greqi, Spanjë) konsiderohen: kontrolli i përgjithshëm dhe depërtues shtetëror, një administratë publike e gjerë dhe jo efecientë, një evazion fiskal i lartë tipik, si edhe një klientelizëm i gjerë politik. Klientelizmi është parë si një faktor i rëndësishëm për evazionin fiskal. Ezavioni fiskal dhe klientelizmi i rrënjosur në sistem vijnë, si pasojë e një mosbesimi të thellë ndaj institucioneve shtetërore. Gjithashtu, këto vende kanë vuajtur nga rregulla komplekese dhe të rënda (të vështira), si edhe kapacitete fiskale të kufizuara të ngjashme me vendet në zhvillim.
Shumë pak vetë mund të mohojnë se politika fiskale të pakujdesshme dobësojnë apo më tej akoma, mund të jenë burim i paqëndrueshmërisë ekonomike.
Sipas OECD, shpenzimet për administraten publike sidomos ofrimi i vendeve të punës në sektorin publik është parë si një mënyrë e rendësishme për të bërë favore dhe për rrjedhim të sigurohet mbështetje politike.Si pasoje e deficitit rë larte buxhetor, si edhe duke përfituar nga mundesia për të marrë kredi me norma të ulëta për të paguar shpenzimet qeveritare dhe për të kompesuar të ardhurat e ulëta nga taksat, qeveritë e ketyre vendeve paten një orientim drejt borxhit sidomos për të plotesuar interesat afatshkurtra për shpenzimet publike ku perfitimet nga ky lloj financimi janë të menjëhershme, duke mos marrë parasysh kostot që do të shkaktoheshin në peridhat afatgjata.
Pa dashur të dalim në përfundime paraqesim më poshtë grafikët me defiçitin dhe borxhin e vendeve të përfshira në krizë. Siç e shohim qartë, këto vende u futën në krizë me një defiçit të lartë buxhetor dhe me nivel borxhi të lartë.
Ndërkohe, kriza financiare i tensionoi akoma edhe më shumë financat publike të këtyre vendeve, duke qenë se shpenzimet qeveritare në programe të tilla si dhënia e përfitimeve për të papunët etj. u rriten, si dhe të ardhurat nga taksat u ulën.
Probleme fiskale të tilla dalin më mirë në pah në momentet e këqija ekonomike kur të ardhurat nga taksat ulen dhe niveli i deficit, i deritanishëm i menaxhueshëm, rritet.
Siç e shohim nga grafikët e mësipërm, niveli i defiçitit për Shqipërinë në 2012 parashikohet në vlerën -4,5 % e GDP vlerë kjo më e lartë se ajo që kishte Spanja në 2008 apo Italia në 2010. Përsa i përket borxhit, ai parashikohet në vlerën e 59,24%. Këto vlera, nëse nuk arrihet të menaxhohen si duhet në vijimësi, do të duhet të kosiderohen shumë problematike.
Sa më i madh të jetë raporti i borxhit publik dhe deficitit buxhetor ndaj GDP-së, aq më shumë rritet nevoja për rregullime fiskale në formën e kombinimit të shpenzimeve më të ulëta qeveritare dhe të ardhurave më të larta nga taksat.
Shumë qeveri e kanë të vështirë për të siguruar teprica të mjaftueshme gjatë periudhave të mira ekonomike, që të realizojnë financimet defiçite agresive në periudhat e këqija ekonomike duke ruajtur në të njëjtën kohë qëndrueshmërinë fiskale. Në mungesë të një qëndrueshmërie të tillë, shumë qeveri e kanë të vështirë ti rezistojnë presionit politik për të rritur shpenzimet dhe/ose ulur taksat gjatë periudhave boom të të ardhurave.
Këto vende (PIIGS), me mbështetjen e FMN dhe vendeve të tjera të Eurozonës, kanë ndërmarrë masa dhe reforma ekonomike ambicioze për konsolidimin fiskal.
Objektivat e programeve fiskale janë shkurtime të thella në shpenzimet publike dhe përmirësimin e rritjes së të ardhurave nëpërmjet rritjes së taksave dhe uljes së evazionit fiskal.
Shkurtimet e shpenzimeve janë bërë më së shumti në shërbimet civile, në formën e reduktimeve apo edhe pezullimit të kompensimeve si dhe në pezullimin e punësimit në sektorin civil. Po ashtu, janë ulur shpenzimet në fusha të tilla si investimet në infrastrukturë.
Përsa i perket të ardhurave, është rritur TVSH si dhe taksat per disa artikuj (duhani, karburanti, dhe alkoli). Janë rritur edhe tatimet mbifitimet kapitale dhe taksat mbi transfertat. (transfertat e pasurisë). Një formë tjeter e rritjes së të ardhurave është edhe fuqizimi i mbledhjes se taksave si edhe kërkesa më të larta për kontribut ndaj evazorëve fiskal.
Këto vendepo përpiqen që ti mbajnë nivelet e defiçit të ulëta dhe nivelet e të ardhurave të larta. Për hir të së vërtetës, sipas të dhënave, Janari 2012 shënon një rritje të të ardhurave në krahasim me Janarin 2011 në pothuajse të gjitha këto vende.
Në tabelat e mëposhtme paraqiten nivelet aktuale të Tatimit mbi të Ardhurat Personale, Tatimit mbi Korporatat, si edhe nivelet e TVSH në këto vende.
Natyrshëm, mund të arrihet në përfundimin se, nëse këto masa do të ishin marrë më parë, atëherë kostot sociale dhe ekonomike nuk do të ishin kaq të larta. Mund të themi, duke parë edhe ecurinë në vendet e përshkruara më sipër dhe të dhënat ekonomike, se vendi ynë duhet të marrë sa më shpejt të jetë e mundur masat e duhura me qëllim që të mos përsërisë të njëjtat gabime.
Gjithashtu, është e rëndësishme që të forcohet baza e taksueshme si dhe të racionalizohen shpenzimet publike, shoqëruar këto edhe me një përmirësim të infrastrukturës njerëzore dhe asaj fizike.