Te dashur miq, me poshte po rendisim disa ceshtje ne lidhje me politikat fiskale per te cilat mirepresim cdo koment. Jeni te ftuar te shprehni cdo mendim tuajin pa hezitim. Faleminderit.


-Cfare mendoni se duhet ndryshuar apo permiresuar ne trajtimin fiskal te subjekteve te klasifikuara "biznes i vogel"?


-A mendoni se duhet hequr ndarja biznes i madh dhe biznes i vogel? Nese po si e mendoni kete gje?

-Shqiperia mendohet se do te siguroje te ardhura dhe nga sektori i turizmit.  Mendoni se duhet te vendoset nje nivel i ndryshem nga 20 % per sherbimin e hotelerise? Nese po, kush eshte niveli qe ju sugjeroni dhe ku mbeshteteni ne kete sugjerim?

-U bene disa vite qe per mbledhjen e tatimeve dhe te ardhurave funksionojne dy administrata tatimore, perkatesisht qendrore dhe lokale. Ne besojme se koha ka qene e mjaftueshme per te vleresuar nese modeli qe kemi aktualisht eshte apo jo funksional. Ne do te vleresonim komentet tuaja ne lidhje me variantin e bashkimit ne nje te ketyre administratave. 



Leave a Reply.