Ftesë e hapur për pjesëmarrje në hartimin e Programit të Partisë Socialiste për Politikat Fiskale
Me qëllim përgatitjen e programit politik të PSSH janë ngritur 21 grupe pune sipas tematikave përkatëse. Një nga këto grupe është dhe Grupi i Punës për Politikat Fiskale, i përbërë nga ekspertë të mirënjohur të fushës, studiues dhe të rinj e të reja të diplomuar në degët e shkencave ekonomike. Pas diskutimeve paraprake dhe përcaktimit të vijave të drejtimit ku do të përqëndrohet programi politik i PS mbi politikat fiskale, Grupi i Punës ka vendosur të bëjë një ftesë publike për pjesëmarrje në këtë punë të përbashkët. Qëllimi ynë është të thithim mendimet e gjithkujt që është i interesuar dhe që ka mendime mbi hapat që duhen ndërmarrë për përmirësimin e politikave fiskale. Mund të na dërgojnë mendimet e tyre edhe qytetarë të ndryshëm, të rinj e të reja që jetojnë, studiojnë dhe punojnë jashtë vendit përmes kësaj "tryeze virtuale". Mendimi i gjithsecilit do të vlerësohet. Gjithashtu, nëse dërgohen punime të mirëfillta të karakterit studimor ato do të botohen, në këtë blog. Për të dërguar materiale dhe mendimet tuaja ju ftojmë të përdorni adresën e-mail: [email protected]. Materialet do të shqyrtohen nga ana e grupit studimor dhe dërguesit do të njoftohen përmes e-mailit për publikimin e tyre. Materialet mund të dërgohen në cdo kohë. Dëshira jonë është të kishim dhe pjesëmarrjen e sa më shumë kontribuesve me mendime dhe materiale të ndryshme. Punimet më të spikatura mund të shfaqen gjatë mbledhjeve, por gjithsesi të gjitha materialet e dërguara do të jenë në vëmendjen e Grupit të Punës për hartimin e materialit final që do të bëhet pjesë e Programit politik të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në këtë faqe ju do të mund të gjeni idetë paraprake të lidershipit dhe ekspertëve të Partisë Socialste në fushën e politikave fiskale. Duke mirëpritur kontributin tuaj, Ju falenderoj paraprakisht në emër të Grupit tonë, Adriana Berberi- Kryetare e Grupit të Punës |
|